Pasi reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë vlerësuar me nota pozitive zgjedhjet e 25 prillit në raportin e tyre final, kryetari i delegacionit shqiptar Ervin Bushati tha për Report Tv se variant final i miratuar flet për proces demokratik të zgjedhjeve. Sipas Bushatit disa nga deputetët kanë deklaruar se ka një kërcim demokratik në mënyrën si janë mbajtur zgjedhjet te ne.“Raporti final për zgjedhjet e 25 prillit mbajtur në Shqipëri, në seancën plenare dhe unë si kryetar i delegacionit paraqita qëndrimin e qeverisë shqiptare. Varianti final i miratuar i raportit flet për një angazhim dhe zhvillim demokraitk të situatës dhe procesit zgjedhor në Shqipëri. Një process që u mbajt në mënyrë konstruktive të rregullt dhe në mënyrë të gjallë dhe me pjesëmarrje të shtuar e të shpërndarë mirë në kohë dhe me pjesëmarrje të një pjese të mirë të popullatës që banojnë në shqipëri. Procesi vjen në një kontekst dhe ka qenë në një frymë të mirë mirëkuptimi politik. Ka pasur 20 deputetë përfaqësues të parlamenteve respektive anë e mbanë europës të grupimeve të majta të djathta. Kryetari i komisionit të monitorimit është një parlamentar polak i partive të djathta dhe në raportin e tij final që u votuan në mënyrë unanime tha se zgjedhjet u mbajtën në mënyrë shumë të rregullt dhe se ka pasur një ndryshim me zgjedhjet e tjera. Ky është një deputet që ka qënë disa herë në shqipëri. Zgjedhjet tha se kanë qenë në progres të dukshëm.Disa nga deputetët thanë se ka një kërcim demokratik në mënyrën si janë mbajtur zgjedhjet te ne. Ky është raporti i parë që miratohet që ka monitorim të osbe odihr, ky është raporti që shkon në parlamentin europian, çdo raport që vjen për zgjedhjet e 25 prillti do ketë këtë bazë. Të gjithë janë dakord sipas miratimit në unanimitet, të gjithë që ishin në sallë kanë votuar pro dhe asnjë kundër, përshëndetën punën e vëzhguesëve në Shqipëri”, tha Bushati. Ndërsa rastet e denoncuara nga opozita, Bushati nënvizoi se janë trajtuar shumë pak. “Rastet sporadike të raportuara nga opozita janë të përmendura shumë më vonë në raport, jan trajtuar pak, por në përgjithësi pjesëmarrja ka qenë e lartë dhe procesi ka shkuar mirë. Në parlamnent janë 47 zonja. Në SHBa 25% e kongresit janë zonja apo gra dhe të mos flasim për parlamentin” shtoi ai. Shqetësim në raport siç raporton Bushati janë masat anti COVID, votimi elektronik dhe votimi i emigrantëve. “Gjithë deputetët dje thanë se ka probleme si në çdo vend të Be. Problem kryesor ishin masat anti covid, një tjetër është identifikimi ekektronik i cili mund të kishte 2 ose 4% raste ku ishte më problematik. Thuhet se po adresohen në institucionet përkatëse denoncimet për shitblerejen e votës dhe këto janë raste që thuhet se mund të jenë të të gjitha palëve. Dhe këto sjanë arsye për të dëmtuar procesin. Kryesorja masat anti covid, votimi i emigrantëve në të ardhmen, votimi elektronik". Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjitshme të Bashkimit Europian në Luksemburg kur do të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, shtoi se të gjithë deputetët që kamnë folur dje kanë qenë pro futjes së vendit tonë në BE. “Në sinkron janë një sërë iniciativash dhe takimesh që do bëhen në lidhje me mënyrën si do procedojë Be me vendet e ballkanit perëndimor edhe dje ka qenë ministri i jashtëm i hungarisqë dhe hungaria ka vizionin e një Be që përfshin ballkanin perëndimor dhe lobon për këtë. Të gjithë deputetët që kanë folur dje në senacë plenare, kanë qenë të gjithë pro marrjes së mases për të future shqipërinë dhe maqedoninë e veriut. Ka një fërkim mes M.V me Bullgarinë dhe të dy vendet e kanë sqaruar pozicionin e tyre. Kujtojmë dhe rastit tonë me Holandën e shtyu për arsye të politikës së brendshme , patjetër të gjitha vendet janë në sinkron dakord që shqipëria është gati për tu pranuar në Be”, tha ai. Bushati thotë se në raport ka një paragraph ku shihet si shqetësim gjuha e përdorur nga presidenti gjatë zgjedhjeve. “Ska detyra shtëpie, megjithatë mendoj që patjetër për të patur zgjedhje 100% perfekte që se ka arritur asnjë vend enë europë duhet punuar më shumë. Aty thuhet se gjuhën më të ashpër e përdori president ii republikës, nëse kjo është detyrë shtëpie le ta marë presidenti në gjuhën që përdor para dhe pas procesit zgjedhor. Ka një paragraf ku shkruhet se presidenti përdori gjuhë të papërshtatshme”.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ‘vulosi' 25 prillin, Bushati: Raporti final, procesi demokratik! Shqetësim masat ati-COVID, votimi elektronik e i emigratëve
Video të tjera
-
Banorët kundër paneleve diellore, mësyejnë Këshillin Bashkiak të Bulqizës! Shtyhet mbledhja
30 Prill, 17:01 -
Skandal me plehrat në Butrint, Zhupa: Fondacioni i menaxhimit të Parkut merr 3 milionë euro, por paratë s’ju dalin për pastrim
30 Prill, 16:59 -
Skandali i Onkologjikut, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë! Mjeku Gashi hetohet nga SPAK për korrupsion
30 Prill, 16:49 -
Lezha mirëpret panairin “Mençuria Popullore”, të rinjtë promovojnë trashëgiminë
30 Prill, 16:48 -
Berisha frikë nga përballja me Salianjin, ia mbyll derën përfundimisht! S’pranohen as kandidaturat e Kokalarit e Balliut, aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke
30 Prill, 16:42 -
Balla 3 orë dëshmi për aferën Partizani: Procesi të jetë i drejtë, shpresoj të thirrem edhe për 21 janarin
30 Prill, 16:38 -
Mbërrin në Vlorë një ‘delegacion’ amerikan, do vizitojnë zonën ku përflitet se do të investojë Ivanka Trump
30 Prill, 16:08 -
Lotët dhe krenaria e një babai, i ati i Adri Mehmetit udhëtoi 2460 km për të parë golin e të birit kundër Lionel Messit
30 Prill, 15:54 -
Kanosi me thikë dhe dhunoi të moshuarin për t’i vjedhur paratë, por largohet nga banesa pa marrë asgjë! Shpallet në kërkim 53-vjeçari në Fier (EMRI)
30 Prill, 15:32 -
Mirditë/ Kishte kultivuar kanabis në fshatin Dardhëz, droni kap ‘mat’ 27-vjeçarin!
30 Prill, 15:01 -
Ministrja Kumbaro shkon në SPAK, nuk dihen arsyet
30 Prill, 14:50 -
Drejtori i Policisë së Shtetit mbërrin në Elbasan, takim me strukturat
30 Prill, 13:13 -
Goditet 'streha' e prostitucionit dhe drogës në Elbasan, 4 gra të huaja kapen në flagrancë
30 Prill, 13:09 -
Afera ‘Partizani’/ GJKKO nuk lejon gjyqin live, nxirren jashtë kamerat! Dëshmon Taulant Balla
30 Prill, 13:05 -
Afera Partizani/ Balla shkon në GJKKO për të dëshmuar: I qëndroj kallëzimit, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë
30 Prill, 12:34 -
Skandali i Onkologjikut, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë! Mjeku Gashi hetohet nga SPAK për korrupsion
30 Prill, 11:45 -
Afera ‘Partizani’/ SPAK thërret 8 dëshmitarë në GJKKO, nis i pari Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit
30 Prill, 11:44 -
Kontrolli rutinë i ‘Shigjetave’ që çoi në goditjen e grupit të narkotikëve në Tiranë/ 1 në pranga, 26-vjeçari u kap duke pirë hashash, 2 në kërkim
30 Prill, 10:31 -
Tiranë/ Zbulohen dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje si të Policisë, dy të arrestuar
30 Prill, 10:17 -
Skënder Hita mbledh drejtuesit e policisë së Korçës: Porosi për goditjen e kultivimit e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe kontrolle të shtuara në institucionet arsimore
30 Prill, 10:13