Asambleja, Peza: Analizë e zgjedhjeve, s'performuan të gjithë në nivelin e duhur! PS do ta shkarkojë në parlament Metën, modeli më i keq i presidentit pas tij është Berisha

1 Qershor 2021, 14:07

Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS ku do të merren një sërë vendimesh, mes tyre do të bëhet dhe një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e Report Tv, ish-deputeti socialist Alfred Peza tha se kjo analizë prek të gjitha strukturat, ndërsa theksoi se pacarësisht se u arrit fitorja, jo të gjithë performuan në nivelin e duhur.