Asllan Dogjani habit në 'Frontline Interview': Edhe socialistët ndalin Lulzim Bashën dhe i thonë pse le vendin pa opozitë

1 Tetor, 19:34

Deputeti Asllan Dogjani tregoi në Studio Live se edhe socialistët janë të revoltuar me Edi Ramën. Madje thotë se shumë prej tyre ndalojnë edhe Lulzim Bashën dhe e kritikojnë pse e la vendin pa opozitë. 

'S’keni parë gjë akoma, 7 tetorin i bëj thirrje në radhë të parë socialistëve. Se demokratët do dalin të gjithë. u bëj thirrje të majtëve. Edhe deputetët atje nuk dinë emrat e ministrave. Të majtët duhet të vijnë të protestojnë, për pensionet, për fëmijët. Protestat i kërkojnë më shumë socialistët se demokratët. Vetë socialistët ndalin Lulzim Bashën dhe i thonë pse le vendin pa opozitë.'