Atalanta e para, ndal Milanin kampion në javën e dytë! Napoli i frikshëm, sonte Sampdoria-Juventus

22 Gusht 2022, 13:33

Atalanta është bërë pengesa e parë për Milanin në sezonin e ri të Seria A. Në javën e dytë të kampionatit ‘djalli’ kampion i Italisë ka barazuar me shifrat 1-1, ndërsa Napoli ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Monzës së Berluskonit.