Atentat i dështuar në Berat, 46-vjeçari qëllohet me kallash teksa lëvizte me mjet! Gjendet makina e djegur e 3 autorëve! Pistë hetimi hakmarrja dhe prishja e pazareve të drogës

26 Gusht, 22:19

Një 46-vjeçar nga berati mundi t’i shpëtojë një atentati me kallashnikov nga 3 persona, të cilët pak momente më vonë dogjën makinën bashkë me armën në fshatin Kozare. Shënjestër ishte Altin Halili ish-i dënuar për vrasje, ndërsa pistë dyshohet hakmarrja ose prishja e pazareve të drogës në Itali.