Atentat kreut të 'Rithemelimit' në Vaun e Dejës, i hidhet mjeti në erë, shpëton Benard Ndreca! VIDEO e shpërthimit dhe momenti kur montohet bomba

11 Prill 2023, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2023-04-11 14:16:56

Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël.