Atentat në Malësi të Madhe! Ekzekutohet 60 vjeçari, autori i doli para makinës dhe e qëlloi 6 herë me kallashnikov! Gruaja e viktimës u shpëton plumbave

27 Gusht 2021, 07:24 | Përditesimi: 27 Gusht 2021, 12:19

Ekzekutohet me armë zjarri në Malësi të Madhe 60 vjeçari Sokol Çelaj. Atentati i është bërë teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, bashkë me bashkëshorten.

Autori i ka dalë para makinës, dhe ka qëlluar 5-6 here me zjarri kallashnikov në drejtim te mjetit tip Benz foristrade me targa angleze. Sokol Çela po udhetonte me mjetin e tij ne drejtim te baneses rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Së bashku me viktimën në makinë  ishte edhe bashkeshortja e tij e cila fatmirësisht u ka shpëetuar plumbave.

r.k./Shqiptarja.com