Atentat në Shkodër, ekzekutohet Nazim Bandula gjatë kohës që po pinte kafe nga një makinë në lëvizje! Viktima me precedent penal, në 2020 iu vendos tritol në mjetin e tij

12 Prill 2022, 09:01 | Përditesimi: 12 Prill 2022, 14:41

Qyteti i Shkodrës është zgjuar me atentatin ndaj një personi, emri i të cilit nuk ishte i panjohur për policinë. Nazmi Bandulla është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij gjatë kohës që ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Vrasja ka ndodhur në lagjen Partizani në Shkodër. 

Bandulla ishte një person me precedent të mëparshme penal për konflikte brenda familjes, ku në 2012 ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit e kishte kërcënuar me armën.

r.k./Shqiptarja.com