ATENTAT në Shkodër/ Qëllohet drejt një Range Rover, shoferi shpëton! Dyshohet për hakmarrje EMRAT

7 Shtator, 13:53

Mesditën e sotme, në qytetin e Shkodrës në lagjen Partizani, katër plumba u qëlluan ndaj Range Roverit në pronësi të Sokol Kajoshit. Bëhet me dije se në makinë ishte i biri Arjoni, i cili pas të shtënave u largua me vrap nga vendngjarja. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Besohet se ngjarja është hakmarrje lidhur me rrahjen e 62 vjeçarit Vladimir Bruçi në qershor në Shkokdër, ku në atë mes ishte dhe Arjon Kajoshi.

  •  

    No videos found.