Atentati i dështuar në Shijak, ish-efektivi i policisë për Report Tv: S'isha unë shënjestra, por dyshoj që është paralajmërim për punëdhënësin tim

18 Prill 2022, 11:31 | Përditesimi i fundit: 2022-04-18 15:00:48

Në një kohë që Prokurorët po hetojnë disa pista sa i takon atentatit të dështuar ndaj efektivit Orlando Peplekaj në Shijak ku njëra është edhe inskenim për të marrë azil, i riu e mohon pasi thotë se është me letra të huaja. Ai thotë se nuk ka qenë shënjestër e atentatit, por ai mund të ketë qenë paralajmërim ndaj punëdhënësit të tij.