Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e video të Kastriot Elezajt dhe Renato Metushit në spitalin e Traumës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve pasi iu bë atentati në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Mësohet se të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Burimet bëjnë me dije se 45 vjeçari ka 2 plumba në krahun e djathtë dhe cifla në mushkëri. Ndërkohë Metushi 22 vjeç është goditur në këmbë. Në videon e siguruar nga gazetarja Xhoana Çallaku duken dhe familjarët të tronditur që ndodhen pranë të plagosurve.
Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja.
Ndërkohë policia po vijon hetimet pasi automjeti Golf5 që u gjet i djegur nuk rezulton të jetë me targa të vjedhura por nuk ka përputhje automjeti me numrin e shasisë dhe targat që është shkrumbuar dhe po hetohet për të gjetur provat të tjera për të mësuar cfarë ka ndodhur.