Detaje të reja kanë dalë, lidhur me atentatinë e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku u qëllua me pistoletë në drejtim të makinës se Kristjan Markut.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se autorët, të cilët e kanë zënë në pritë, kanë qenë me një makinë tip "Benz" dhe i janë afruar makinës së 30-vjeçarit duke qëlluar.
Pas vrasjes autorët, të cilët dyshohet se ishin tre, kanë djegur automjetin "Benz" dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur.
Ata dyshohet se mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë.