Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, shenja plumbi në dyqan dhe njolla gjaku në rrugë, çfarë ka mbetur në vendngjarje! Sekuestrohen 6 kamera sigurie, 8 të shoqëruar

6 Janar 2022, 09:38 | Përditesimi i fundit: 2022-01-06 13:27:09

Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie ku mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardh autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje. Report Tv shkoi në vendin e ngjarjes ku ende dallohen njollat e gjakut në rrugë dhe xhami i thyer i dyqanit nga breshëria e plumbave.