Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej në GJKKO: E dija se pas qëndronte Plarent Dervishaj, i kërkuan 300 mijë € për të prishur provat! Pasi shpëtoi, donte ta vriste sërish te Gjiri i Lalzit

4 Korrik, 17:41 | Përditesimi: 4 Korrik, 17:41

Debat me tona të ashpra u zhvillua në gjyqin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, ku dëshmoi i penduari i drejtësisë, Erion Alibej. Diskutimet deri në fyeje personale detyruan gjykatën të nxirrte jashtë Dervishajn. I penduari deklaroi se me Plaurentin ishte takuar vetëm 1 herë dhe fliste në “SkyECC”. Sipas tij, i kishin kërkuar 300 mijë euro për të prishur provat pas atentatit të 1 nëntorit.

    r.k./Shqiptarja.com