Atentati ndaj Edison Begajt në derë të shtëpisë, shpallet në kërkim autori jurist! Kanë lidhje familjare, sherri nisi në një lokal në Lungomare, 41 vjeçari e qëlloi me shpullë

31 Gusht 2021, 12:21 | Përditesimi: 31 Gusht 2021, 12:21

Juristi Mitri Priftin 36-vjeç dyshohet se është autori i atentatit në derë të shtëpisë ndaj Edison Begaj në Kaninë në Vlorë. Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpullë në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes

r.k./Shqiptarja.com