Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Berisha: Rama heshti, tregoi që qëndron prapa atij akti

13 Prill 2023, 13:16

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Kuvend tek atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Berisha bën fajtor Edi Ramën, për të cilin thotë se me heshtjen e tij provoi se qëndron mbrapa atij akti.