Atentati në Durrës/ Dy vëllezërit u qëlluan nga një ' Toyota' gri! Shoqërohen disa roje parkingjesh

28 Prill 2020, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 10:28:30

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin me 55 plumba i dy vëllezërve Viktor dhe Besimir (i njohur si Miri) Haxhia një ditë më parë në qytetin e Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë, nga ky është dalluar një automjet Toyota ngjyrë gri, e cila dyshohet t'i përkiste autorëve, i cili është larguar në drejtim të Fushë Krujës, por është e pamundur identifikimi i autorëve.

Sipas burimeve nga grupi hetimor rezulton se hapja e zjarrit është bërë nga pozicion i ndaluar, e për pasojë ky detaj shton dyshimet se autorët dhe viktimat njiheshin me njëri tjetrin. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se makina e viktimave nuk ka devijuar nga trajektorja e lëvizjes gjë që vërteton se ka qenë e ndaluar në momentin kur është hapur zjarr.