Atentati në Shkodër/ Arlind Bushati ka plagë në kokë, lufton për jetën! Mbi 20 gëzhoja u gjetën në vendngjarje

30 Tetor, 18:44

Një grup hetimor po mbledh provat në vendin ku iu zu pritë makinës ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati pasditen e sotme në zonën e njohur si “Dobraç”. 
Mësohet se deri tani nga makina me të cilin udhëtonin dy të rinjtë janë shkrehur dy armë. Më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se Arlind Bushati ka marrë plagë në kokë dhe gjëndja e tij shëndetësore mbetet e rëndë për shkak se ka dhe hemoragji të madhe duke I rrezikur dhe jetën.

Një nga pistat kryesore është e ajo e hakmarrjes ndërsa policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë që kanë qenë të instaluara në atë zonë. Forcat RENEA kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit dhe po kryejnë të gjitha verifikimet.

Makina Benz me targa franceze me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonte nga dalja e zonës së Rusit në drejtim të 5 heronjve, që lidh me aksin nacional dhe Hani i Hotit, informoi gazetari Ergys Kavaja.

S.G/Shqiptarja.com