Atentati në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë! Autori i maskuar zbriti nga ‘Benzi’ gri dhe e qëlloi, 14 plumba i morën jetën 36-vjeçarit

31 Gusht, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2024-08-31 13:13:00

Vrasës me pagesë dyshohet se fshihen pas ekzekutimit të 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli në Shkodër. Autori i maskuar, ka zbritur nga një Benz gri dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash. 14 plumba i morën jetën 36-vjeçarit, ndërsa nga autorët nuk ka asnjë gjurmë. Mjeti ‘zhduket’ në akse të pamonitoruara nga kamerat.

      No videos found.