Atentati në Shkodër/ Gazetari Dema: Policia e këshilloi Arlind Bushatin të ruhej! Një patrullë policie ishte 24 orë në vendin ku tentuan ta vrisnin 3 javë më parë

31 Tetor, 16:23

Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv zbulon detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 11 tetor në pedonale në afërsi të biznesit të tij, ku dy persona të maskuar me motor i drejtuan armën.