Atentati në Shkodër/ Shoqërohen 10 persona, mes tyre Safet Bajri

30 Tetor, 23:16

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, mësohet se janë shoqëruar në polici 10 persona. Mes tyre raportohet të jetë shoqëruar edhe Safet Bajri.

Në Lagjen Dobraç mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit si dhe Arlind Bushati ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.

Dyshohet se shkak i atentatit janë konfliktet e vjetra mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër.