Atentati në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës në Polici: S’e njihja autori, ishte esmer rreth 25-vjeç! S’më tha gjë, vetëm më qëlloi

18 Janar 2022, 13:38

Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës në Polici.

“ Nuk e njihja autorin ishte i moshës 25-vjeç, nuk me tha asgjë, qëlloi dhe u largua, ishte esmer dhe me mjekër”, ka thënë Masha.

Ai është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Lulëzim Masha.  Burime bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo me silenciator.