Atmosferë e vakët, s'ka grumbullim tifozësh para Shqipëri - Andorrë

24 Mars, 18:59

Atmosferë e vakët në rrugët e Tiranës, paçka se në 20:45 në "Arenën Kombëtare" luhet Shqipëri - Andorrë e vlefshme për grupin K kualifikues në Kupën e Botës 2026.

Humbja me Anglinë dhe niveli i rivalëve ka bërë që kuqezinjtë mos jenë të shumtë në numër para ndeshjes në rrugët e kryeqytetit, kjo në mbështetje të Kombëtares.

Këtë "ftohtësi" e tregon edhe numri i biletave që ende nuk janë shitur si si rrallëherë stadiumi pritet mos jetë në kapacitetin maksimal. Në 18:00 stadiumi hapi dyert për tifozët.