Atmosferë festive në Korçë, qytetarja: Gëzohemi për vizitorët që na vijnë për Krishtlindje, nënkupton bashkimin e njerëzve në këtë festë

24 Dhjetor 2023, 11:12

Korça, ashtu si qytete të tjera është përgatitur për festat e fundivitit, veçanërisht për Krishtlindjet. Në sheshin kryesor të qytetit, ka qytetarë nga Tirana të cilët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar pushimet e fundivitit dhe shprehen se atmosfera festive ndihet aty më së shumti.