Një grup tifozësh turq kanë mbërritur në Prizren për ndeshjen Kosovë–Turqi dhe nuk e fshehin besimin për fitore, madje e parashikojnë rezultatin 2:1 në favor të ekipit të tyre.
Të vendosur pranë “Urës së Gurit”, ata kanë krijuar atmosferë festive me flamuj, pankarta dhe fotografi të lojtarëve të kombëtares turke, si edhe simbolet e grupit të tyre të tifozëve.














