‘Audi’ dhe ‘Volkswagen’ plot me drogë, arrestohet 4 të rinj në Elbasan, po transportonin 48 kg hashash

9 Dhjetor 2021, 09:26

Katër të rinj janë arrestuar, pasi u kapën duke udhëtuar me ”Audi A6” dhe “Volksëagen”, me 48 kg kanabis në Dragot, të Elbasanit.

Informacioni për finalizimin e operacionit antidrogë i koduar “Dragot 2021” dhe arrestimin e Sejdi Metani 25 vjeç, Mikel Halilaj 22 vjeç, Flurat Ymeraj 25 vjeç, Pavllo Bala 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë është marrë në rrugë operative.