Austri/ Masakra me armë zjarri në një shkollë në Graz, mijëra qytetarë ndezin qirinj për jetët e humbura

11 Qershor, 10:09 | Përditesimi: 11 Qershor, 10:39

Një ditë më parë Austria u trondit nga një sulm i rëndë me armë zjarri, ku një ish nxënës 22-vjeçar vrau 10 persona në një shkollë në qytetin Graz dhe më pas vrau veten. Austria shpalli tre ditë zie kombëtare, ndërsa vendi është përfshirë nga një valë solidariteti mes qytetarëve dhe partive politike, zakonisht të përçara

r.k./Shqiptarja.com