Autobusi merr flakë gjatë natës në Roskovec, shkak shkëndija elektrike

26 Qershor 2021, 11:58 | Përditesimi: 26 Qershor 2021, 11:58

Një autobus ka marrë flakë duke u djegur plotësisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Velmish të Roskovecit.

Autobusi tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., ishte i parkuar dhe mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

r.k./Shqiptarja.com