Automjeti përplaset me pemën, një person mbetet i bllokuar, nxirret pas disa minutash dhe dërgohet me urgjencë në spital! Nga aksidenti të lënduar edhe 2 persona të tjerë

26 Gusht 2021, 20:13 | Përditesimi: 26 Gusht 2021, 20:13

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se një automjet u përplas me pemë, ndërsa një nga personat e plagosur mbeti i bllokuar për disa minuta në automjet. Është bërë ndërhyrja me mjete për të prerë derën e automjetit e më pas nxjerrjen jashtë të të plagosurit

r.k./Shqiptarja.com