Autor i dyshuar i grabitjes së Kredo.al dhe dy farmacive, foto armësh, parash e makinash luksoze në rrjete sociale

27 Janar 2021, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2021-01-27 12:09:35

Ky është momenti kur autori i grabitjes së një farmacie mbrëmjen e djeshme largohet nga vendngjarja. Grabitja ndodhi rreth orës 21:00 pas shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, autori largohet i qetë pasi ka mundur të marrë lekët mbi banak të këtij biznesi.

21-vjeçari Kristi Çinari autori i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 3 ditë më parë në Tiranë, dyshohet se mund të jetë autori i grabitjes së sotme.

Kristi Çinari, 21-vjeçari i cili është autori i dyshuar i disa grabitjeve në Tiranë, reklamon jetën e tij në në Facebook.

Ai poston foto të parave, armëve e makinave luksoze. Këto të fundit nuk janë në pronësi të tij.

Çinari është autor i dyshuar i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 4 ditë më parë si dhe të vjedhjes së dy farmacive, një në vitin 2017 dhe një mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.