Grabitet një farmaci në Tiranë pas shkollës "Sami Frashëri". Burime nga policia bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema se dyshohet se grabitësi ka mundur të marrë lekët mbi banak duke kërcënuar me një pistoletë lodër dhe më pas është larguar.
21-vjeçari Kristi Çinari autori i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 3 ditë më parë në Tiranë, dyshohet se mund të jetë autori i grabitjes së sotme.
Sipas burimeve nga policia, mënyra e grabitjes është e ngjashme me dy të tjerat. Në brendësi të farmacisë ai ka hyrë vetëm, ndërkaq nuk dihet nëse ka patur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë. Deri tani dyshohet se ka marrë një shumë prej rreth 20 mijë lekësh.
Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së farmacisë dhe po ashtu të bizneseve në afërsi për të zbardhur ngjarjen. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report TV, ai është kapur nga kamerat e farmacisë dhe duket se ka qenë i maskuar. Përballë tij ndodhet farmacistja e cila duke e tmerruar pasi është strukur dhe ka mbledhur duart nga frika.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në disa zona kyçe dhe në hyrje-dalje të Tiranës. Si pasojë e errësirës grabitësi ka mundur të largohet me shpejtësi në mes të rrugicave. Ende nuk ka detaje të tjera, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Grabitesi kapur nga kamerat
21-vjeçari Kristi Çinari autori i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 3 ditë më parë në Tiranë, dyshohet se mund të jetë autor i grabitjes së një farmacie në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve nga policia, mënyra e grabitjes është e ngjashme me dy të tjerat. Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili është kapur nga kamerat e farmacisë dhe ka qenë i maskuar.
Detaje të reja zbardhjen nga grabitja e farmacisë në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se me pistoletë lodër, grabitësi ka mundur të marrë lekët mbi banak dhe është larguar.
Policia po bën të mundur marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë së farmacisë dhe po ashtu të bizneseve në afërsi për të zbardhur ngjarjen.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në disa zona kyçe dhe në hyrje-dalje të Tiranës.