Autoritetet e Koresë së Jugut pezullojnë përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon

3 Janar, 22:13

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë sot se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti, pas një ballafaqimi të tensionuar, që zgjati rreth gjashtë orë, ndërmjet autoriteteve dhe forcave të sigurisë besnike ndaj presidentit.