Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

28 Mars, 22:28

Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të enjten, pasi është duke u përballur me thirrje ndërkombëtare për reforma.

Presidenti Mahmoud Abbas – i cili e ka udhëhequr Autoritetin Palestinez për gati dy dekada dhe vazhdon ta ketë kontrollin e përgjithshëm mbi të – njoftoi krijimin e qeverisë së re përmes një dekreti presidencial të enjten.

Asnjëri nga ministrat e ri nuk janë figura të njohura.

Në fillim të këtij muaji, Abbas e zgjodhi Mohammad Mustafan, këshilltarin e vet të kahmotshëm, për t’u bërë kryeministër.

Mustafa, një ekonomist i pavarur politikisht dhe i arsimuar në SHBA – ishte zotuar se do ta formonte një qeveri teknokratike dhe se do ta krijonte një fond të pavarur të besimit për ta ndihmuar Gazën të rindërtohet.