‘Autostrada’ energjetike Shqipëri-Maqedonia e Veriut! Banorët e Fierit që preken nga projekti në protestë: S’na japin dëmshpërblim për ullinjtë

21 Mars, 16:50

Në Fier ka nisur puna për ndërtimin e linjës 400 KV, njohur si autostrada energjetike Shqipëri-Maqedonia e Veriut. Banorët e prekur nga ky investim protestojnë pasi nuk janë dëmshpërblyer për tokat ku do vendosen shtyllat elektrike. Ndërsa zyrtari i OST-së, Dorjan Serjani tha se do t’i ndihmojnë banorët pasi kanë mungesa në dokumentacionin e pronave