‘Aventurë e FSHF-së’, ish-futbollisti i Kombëtares akuzon Dukën për skemën e re të Superligës: Diktator!

5 Gusht 2023, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2023-08-05 12:51:03

Ndryshimi i formulës së Superligës, duke i shtuar fazën ‘play-off’ është një aventurë e Federatës Shqiptare të Futbollit sipas Eduard Abazit. Ish-futbollisti i kombëtares për Report Tv thotë se Armand Duka po bën çdo gjë për të patur në kontroll futbollin në vend.