Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në aeroportin e Stambollit, ambasada e Kosovës: S'ka persona të lënduar

8 Dhjetor, 08:52 | Përditesimi: 8 Dhjetor, 08:52

Një incident ajror ka ndodhur të dielën në Aeroportin “Sabiha Gökçen” të Stambollit, ku një aeroplan Boeing 737-800 i kompanisë AJet, që operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll doli nga pista.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Turqi, të gjithë pasagjerët u evakuuan të sigurt. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar më pas drejt destinacioneve të tyre.

A.A/Shqiptarja.com