Avioni në Vermosh, hetimet për identifikim e pilotit dhe pasagjerit në ‘pikën zero’! Avioni lëvizte në distancë të vogël nga toka dhe nuk kapej nga radarët

8 Tetor 2021, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2021-10-08 13:27:22

Rënia e avionit në Vermosh vijon që të mbetet e pazabuluar. Prej 5 ditësh avioni i cili ka bërë ulje të detyruar në Vermosh ka mbetur aty i palëvizur dhe gjetjet sa i takon identifikimit të pilotit, pasagjerit dhe personit i cili ndihmoi të largoheshin nga vendngjarja kanë mbetur në pikën zero.

Burime policore pranë Drejtorisë së Policisë në Shkodër, bëjnë me dije se personi që i ka folur banorëve të komunitetit duke i kërkuar të mos afroheshin ka folur shqip dhe jo në gjuhën angleze.