Avokatja afgane në Shqipëri rrëfen gjendjen e vështirë në vendin e saj: Vajzat po vriten

17 Shkurt 2022, 12:24

Situata vazhdon të jetë e vështirë në Afganistan për të gjithë shoqërinë por sidomos për gratë, vajzat dhe fëmijët të cilët janë më të prekurit nga ligjet e vendosura nga regjimi i talebanëve. Avokatja afgane Fatma Karim, e cila prej 4 muajsh po qëndron në Shqipëri gjatë një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ tregoi më tepër për situatën e trishtë të familjeve të tyre dhe sidomos vajzave.