Azem Kuçana ekspozon ‘eposin e kreshnikëve’, motivet e lashta rikthehen në vepra arti! Piktori: U rrita me eposin dhe baladat

27 Shtator 2022, 12:34

Piktori i njohur kosovar Azem Kuçana çeli në Muzeun Kombëtar ekspozitën me temën e “Eposit të kreshnikëve”. Janë rreth 20 vepra që më pas do të udhëtojë edhe në Nju Jork, duke u bashkuar me 60 të tjera me motive të baladave dhe personazheve të eposit shqiptar.