Në mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi pyeti kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi se sa është shuma e përfituar nga deputeti Vullnet Sinaj, për të cilin opozita kërkon që t’i hiqet mandati.
Gazment Bardhi tha se vlera e transaksioneve është 36 milionë lekë të vjetra, por Çuçi i tha kreut të grupit të PD se nuk ka asnjë dokument që tregon se sa nga këto para janë përfituar nominalisht nga Sinaj.