Babë e bir kultivonin kanabis në banesën e tyre në Fushë Krujë, arrestohen me 3.7 kg lëndë narkotike

8 Korrik 2022, 12:09

Babë e bir e kishin përshtatur banesën e tyre në Fushë Krujë në ambiente të kultivimit të kanabisit. I ati 53-vjeçar dhe i biri 19 vjeç janë arrestuar ditën e  sotme nga policia si dhe u janë sekuestruar 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare.