Baçi kundër Bardhit: Kryeministrin s’e vendos ai, do të jetë Berisha! Sulmon Korreshin: S’merrem me individë që çfarë thonë në darkë s’e thonë në mëngjes

12 Korrik, 19:19

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka dalë kundër deklaratave Gazment Bardhi se Berisha nuk duhet të jetë kandidati për kryeministër i PD. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Baçi tha se nuk e vendos Gazment Bardhi e se deklarata të tilla nga drejtues të lartë në PD janë për të ardhur keq, kjo pasi partia ka një statut. Sipas statutit, tha Baçi, kryetari i partisë do të jetë edhe kryeministër e në rastin konkret është Sali Berisha.