Baçi në ‘Repolitix’: Zgjedhjet treguan kush është opozita e vërtetë! Hoxha: Basha duhet nxjerrë 1 orë e më parë nga selia, betejën e kemi me Ramën

8 Mars 2022, 07:39

TIRANË- Zgjedhjet e 6 marsit e radhitën PD si forcën e tretë politike në vend, duke u mundur nga Sali Berisha, ish-lideri i tyre, me koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’. Lulzim Basha nuk mundi të fitonte asnjë bashki, duke humbur për të gjashtën herë radhazi. Lisandër Hoxha thotë se Basha duhet nxjerrë një orë e më parë nga selia blu. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Hoxha thotë se Basha është një humbës që po mban peng PD. Ai shprehet se Komisioni i Rithemelimit nuk e ka betejën me Lulzim Bashën, por me Partinë Socialiste.