'Balaj zgjodhi me zemër, e bindi edhe projekti!' Presidenti i Vllaznisë: Blerje e kushtueshme për mundësitë tona, do ketë edhe largime

15 Janar 2023, 17:20 | Përditesimi i fundit: 2023-01-15 18:10:06

Vllaznia befasoi të shtunën teksa lajmëroi marrëveshjen me sulmuesin e kombëtares Bekim Balaj, duke bërë me shumë gjasë edhe transferimin më të bujshëm të merkatosë së janarit në futbollin shqiptar. Kjo padiskutim ka trembur edhe rivalët, por për ‘Report Tv’ presidenti i klubit shkodran Alban Xhaferi tregoi se si e bindi 32-vjeçarin të kthehej në klubin ku u formua si futbollist pas 13 vitesh.