Balla e pyeti për hetimet, përgjigjet Kraja: Nuk mund të flas, është e shkruar në ligjin që keni votuar ju

18 Maj 2022, 14:35 | Përditesimi: 18 Maj 2022, 14:37

Kreu i SPAK, Arben Kraja nuk u përgjigj nëse kanë nisur hetime për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ia ndalon ligji të flasë. Për këtë u pyet nga Taulant Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Kraja i kujtoi se ligjin që vetë socialistët kanë votuar tregon se nuk mund të flasë për çështjet në hetim.

 

r.k./Shqiptarja.com