Balla inspekton rrugët problematike me trafik: Me gjobat kemi qëllim të ndërgjegjësojmë përdoruesit e rrugës, jo t'i ndëshkojmë

2 Shkurt, 16:02

Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi disa akse rrugore në Tiranë, të cilat konsiderohen më problematiket sa i përket trafikut të rënduar. Një nga akset më të ngarkuara mbetet rruga “Ibrahim Rugova”, ndërsa sfidë për policinë është piku i trafikut, mëngjesi kur qytetarët shkojnë në punë, dhe pasditja kur kthehen.