Balla: Koha kur njerëzit e drejtësisë emëroheshin nga politika ka përfunduar! Sot kemi prokurorë të dënuar dhe ish-ministra në dyer të gjykatave

14 Qershor 2021, 12:35

Deputeti Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit vlerësoi ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku tha se koha kur prokurorët e përgjithshëm emërtoheshin si horra dhe lavire bulevardi ka përfunduar. Balla tha se po konsolidojnë këtë rritje të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Balla tha se tashmë edhe emërtesa e njerëzve të drejtësisë ka përfunduar.

Balla tha me tej se janë marrë 71% e rasteve të referuara të pandehur, ndërkohë që shtoi se kjo në kohën e Salës dhe të Ilirit nuk kalonte as 12%. Balla shtoi po ashtu se edhe Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim sa i përket politikanëve që do të hetohen, ku tha se aktualisht ka prokurorë të dënuar nga një shkallë e gjykatës dhe ish-ministra në hetim.