Balla: Komisioni i Venecias, arkitekt i ekuilibrave kushtetues! Ka ndihmuar në shmangien e krizave

21 Tetor 2025, 12:47 | Përditesimi: 21 Tetor 2025, 12:47

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në tryezën “Drejtësia Kushtetuese” gjatë konferencës me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”. Ai theksoi se mbështetja e këtyre dy institucioneve kanë qenë thelbësore për Shqipërinë. Sa i përket “Venecias”, kreu i grupit parlamentar të PS-së tha se ka ndihmuar në shmangien e krizave. Ai e konsideroi komisionin më shumë se një trup ekspertësh duke theksuar se është “një arkitekt i ekuilibrave kushtetues, një garant i standardeve evropiane dhe një mbështetës i vërtetë i demokracive në zhvillim, siç është rasti i Shqipërisë”.

 

r.k./Shqiptarja.com