Balla: Kushti Alibeajt nuk plotësohet, presim që opozita të propozojë kandidat raundin e tretë

24 Maj 2022, 17:38

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një prononcim për mediat tha se kushti i Alibeajt që PS të firmosë për kandidatin e tyre nuk plotësohet. Ai theksoi se PS po pret që opozita të propozojë kandidat për raundin e tretë.

“Ka një propozim nga një pjesë e opozitës që të mbështesin një kandidaturë, ka një propozim tjetër që të vazhdojmë negociatat ku ata të janë me emrat e tyre dhe ne të shohim mundësinë kush mund të jetë zonja apo zotëria që përmbush pritshmëritë e shqiptarëve dhe tonat. Kjo është çështja që unë dua të ndalem, ne jemi për të gjitha mundësitë e mundshme, me përjashtimin e vetëm të formulës të propozua nga Alibeaj 4-2-1 që nuk është negociatë. Ditët në vijim do jenë ditë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat. Ajo që është gjejë më e qartë është që nuk do ketë një kandidaturë të propozuar me 20 firma apo më shumë nga PS”, tha Balla.