Balla publikon thirrjen e Berishës për protestë: Që të mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës

14 Tetor, 11:32 | Përditesimi: 14 Tetor, 11:32

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikoi një video të Sali Berishës, për të cilën thotë se tregon se kush qëndron pas akteve të dhunës gjatë protestës në Tiranë. Në pamje, Berisha u bën thirrje anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike t'i bashkohen protestës kundër qeverisë. Krahas videos, Balla shkruan: “Që të mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës”.

E.H/Shqiptarja.com